"Agjentura" e qeverisjes Kamberi me fushatë të egër daj medias shqiptare
Një grup i vogël që përfaqsojnë edhe interesin e përgjithshëm të jetës publike në komunën e Bujanocit kanë nisur një fushatë të egër ndaj portalit Informativ Titulli.com pas disa shkrimeve kritike drejtur qeverisjes Kamberi.Kjo “agjenturë” e mbrojtjes së qeverisjes Kamberi etiketojnë Titulli.com dhe njerëzit që punojnë në këtë media në forma të ndryshme duke prekur shpeshherë edhe dinjitetin njerëzorë.
Për redaksinë e Titulli.com është e papranueshme fushata denigreuese ndaj medias së pavarur shqiptare në Luginëtë Prehsevës.
Me e keqja e kësaj fushate është se udhëhiqet nga persona që paguhen nga buxheti i taksapaguesve të komunës së Bujanocit edhe ate duke marre rroga të dyfishta, trefishta nga para publike por disa shfrytëzojnë edhe pronën publike për binznese famlijare.
Pjesë e kësaj fushate të egër ndaj Titulli.com janë bërë edhe individ të caktuar përmes profilit të facebook të cilët lehin me ritme sikur qeni "pitbull" dhe janë mësuar të lëpin sahanët e ndytë.
Veprimet e fundit të “agjenturës” së qeverisjes Kamberi ndaj medias shqiptare pengojnë zhvillimin e infomimit shqip në Luginë të Preshevës dhe krijon rehati tek keqëpërdoruesit e parasë publike në komunën e Bujanocit.
Personi që udhëheq fushatën shpeshherë ngatërron rolet e përfaqësimit sepse në takime të ndryshme prezantohet edhe si pjesë e pozitës qeverisëse, përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar, përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë dhe mbrojtës i të mirave materiale nga paraja publike./Titulli.com/